“Ardian Nikulaj lëvizte me makina të blinduara dhe truproja”, Artan Hoxha: Më tha se do mbështeste kandidatin e PD

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka folur në lidhje me ngjarjen e ndodhur sot në Shëngjin, ku u vra në ambientet e lokalit të tij, biznesmeni dhe kandidati i këshillave bashkiak për PSD, Ardian Nikualj.

Hoxha u shpreh në emisionin “Top Story” se, Nikulaj ishte shumë i kujdesshëm në lëvizjet e tij dhe se nuk qarkullonte i pashoqëruar nga truprojat.

Gjithashtun tha se viktimën e kishte takuar vetëm dy javë më parë dhe se ai i kishte treguar në në zgjedhjet lokale do të mbështeste kandidatin e PD.

“I ndjeri a lënë katër fëmijë, ishte një faktor i rëndësishëm sidomos në fushatat elektorale, nuk është bere i dukshëm në zgjedhjet i fundit por ishte një aktor i rëndësishëm ën Lezhë. Lezha është një qark i djathë dhe herë pas here e majta tentonte ta përmbushte. Çuditërisht sot në këtë fushatë ai është i regjistruar si kandidat i këshillave bashkiak për PSD-në dhe ka qenë një mbështetës i hapur i kandidatit për kryetar bashkie në Lezhë. Logjikisht ky duhet të ishte mbështetës i kandidatit të mazhorancës, unë e kam takuar jo më larg se dy javë, ngjarja është shumë e rëndë, Ardjan Nikulaj nuk është njeri lehtësisht i arritshëm, mund ta gjeje në Tiranë pasi ka biznese në Tiranë, sigurisht që gatë kësaj kohe kam vënë re që ishte i kujdesshëm në lëvizjet që bënte, ishte i përfshirë në procese hetimore për një konflikt të filluar mbi 20 vite më parë. Lëvizte me shoqërues. Fillimisht kam njohur palën tjetër që ka qenë në konflikt me Nikulajn ndërsa ai u bë i rëndësishëm kur mori pjesë në politikë. Në fushata të mëparshme ka mbështetur forcat e mata ndërsa në rastin konkret ishte mbështetës i PSD-së. Nikulaj do të mbështeste kandidatin e opozitës sepse është një kandidat shumë i mirë dhe unë isha kurioz për këtë. Nga informacioni që kam mendoj e anëtarë të familjes së tij do të mbështesnin Pjerin Ndreun. Në zona të tilla emri i kandidatit bën diferencën. Edhe në atentatin e 6 marsit të vitit të kaluar Ardjan Nikulaj ka qenë i pranishëm në një lokal në qendër të Lezhës ku u bë një atentat. Unë atë natë i kam thënë kush e merr guximin t’i qëllojë kur ti ishe mbrapa. Atentati ishte ndaj Aleks Dedës, i cili mori tetë plumba por fatmirësisht i shpëtoi. Personat e dyshuar për këtë atentat dyshohet të kenë pasur lidhje me Martinajn. Unë jam interesuar për të parë nëse ky kishte lidhje direkte me Martinajn. Eliminimi në këtë moment, nuk po hyj te motivet, eliminimi në atë pikë, me aq sa e njihja pika më e dobët që mund të goditej ishte te lokali vet por për të ishte e sigurt se nuk mund të afrohej njeri. Ai është në listën e këshilltarëve bashkiakë dhe pretendonte të merrte 7-10 anëtarëve. E veçanta ishte pozicioni që kishte zgjedhur se në vitet e tjera mbështeste mazhorancën ndërsa në rastin konkret mbështeste kandidatin e opozitës. Nëse nuk do të kishte ndodhur kjo sot ai do të kishte një rol të rëndësishëm. Kjo ngjarje do të jetë në çdo raport ndërkombëtar për zgjedhjet”, tha Artan Hoxha.


Shtuar 19.04.2023 23:06