Ardi Veliu zbulon arsyet e dorëheqjes: Dua t’i përkushtohem fëmijëve, janë në moshë delikate (FOTO LAJM)

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka dhënë arsyet e dorëheqjes së tij nga drejtimi i institucionit në fjalë.

Veliu u shpreh se do të donte që në këtë moment t’i përkushtohej më shumë familjes së tij, pasi sipas tij fëmijët i ka në një moshë delikate dhe duan më shumë vëmendje e përkujdes.

Ai u shpreh se kjo periudhë 4 vjeçare që ai ka qenë në krye të institucionit, ka qenë më e vlefshmja për të dhe se mezi pret të bashkëpunojnë sërish me Ramën, sipas tij në punë të mira për shtetin.

Ai ka bërë edhe një bilanc të thjeshtë të punës së tij ku është shprehur se ka dhënë kontributin e tij për një sërë krizash në vend, duke filluar që nga kriza e emigrantëve në kufij, përballimi i protestave që sipas tij kanë qenë të dhunshme dhe lufta ndaj kriminalitetit në vend./albeu.com