Arbër Hajdari për 4 banorët e rikthyer në BBV: Këta janë të gjithë luizator, nuk do bëjnë asgjë ndryshe

Mbrëmjen e djeshme janë rikthyer në shtëpinë më të famshme në Shqipëri katër ish-banorë. Moderatorja e “Big Brother VIP2”, Arbana Osmani, hapi një televotim, ku publiku do votonte kë nga ish-banorët të rikthente në shtëpi.

Efi Dhedhes, Kiara Tito, Ronaldo Sharka dhe Bledi Mane u futën edhe njëherë në BB VIP. Pasi u lexuan emrat më të votuar, pati edhe një debat mes banorëve dhe opinionistëve.

Arbër: Kur të futeni mos harroni të merrni freskuesen, t’i bëni fresk Luizit. Këta të githë janë luizator. Nuk shoh se do të bëjnë ndonjë gjë ndryshe.

Efi: Pa merak.

Arbër: Kiara e sigurt që nuk ka më nevojë për hapësirë tani.

Kiara: Unë shpresoj të na kuptoni më shumë kur jemi brenda, gjithë atë presion. Uroj të na mbështesni më shumë.

Arbër: Unë të kam hedhur foton e dasmës, ça mbështetje do më shumë?

Kiara: Nuk e kam parë.

Arbër: Ke parë ato që të interesojnë.

Zhaklin : Nuk të kemi bërë presion. Tani që kthehesh te burri jot, trego dashurinë për Luizin.

Kiara: Si e masni dashurnë juve?

Zhaklin: Duke të parë sa e shpreh.

Arbër: Hapësirë nuk kërkon më, Luizin kanë filluar ta duan burrat, jo më Kiara.


Shtuar 2.04.2023 09:11