Arbër Çekaj i del në mbrojtje të atit: Po na trajtoni si kulakë

Një ditë pas arrestimit të Selim Çekajt ka reaguar djali i tij, Arbër Çekaj i cili është arrestuar 3 vite më parë pasi u kap me 613 kg kokainë.

Nga Gjykata e Apelit Çekaj është shprehur se babai i tij është një profesor i nderuar. Ai ka hedhur akuza se ndaj tij dhe familjes së tij po vepron një klan i caktuar që kërkon t’i përfshijë ata në konflikt duke i mbushur kontejnerët me kokainë.

“Po masakrohet gjithë familja ime. Babai im është 72 vjeç, profesor i nderuar. Arrestuat babanë e kulakut! Edhe brenda familjes nuk po na trajtojnë njëlloj. Mua ma çuan kontejnerin në magazinë  në Maminas, ndërsa babait e hapën në port. Kjo tregon që është një klan i caktuar që kërkoj të përfshijë familjen tonë në trafik”, është shprehur Arbër Çekaj.

Arbër Çekaj doli sot pra trupit gjykues për seancën e radhës në Apelin e Posaçëm, ku procesi është shtyrë për një tjetër ditë. Ndërkohë avokati i tij, Maks Haxhia ka kërkuar përjashtimin e trupit gjykues.


Shtuar 2.04.2021 10:37