Zëvendës Kryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se pas 10 vitesh të rinjtë nuk do të largohen më nga vendi.
Komentet ai i bëri gjatë fjalës së tij në memorandumin e bashkëpunimit me Kombet e Bashkuara,ku tha se Shqipëria ishte një prej vendeve që kishte arritur të dilte më shpejt nga varfëria duke e ulur me ritme më të shpejta krahasuar me vendet e tjera.
“Nuk lë pa përmendur, një falënderim të madh për Kombet e Bashkuara dhe vendet që na ndihmuan. Projekti për akademinë e kodimit nuk do kthejë Shqipërinë në vend digjital por do fusë ambicien që pas 10 vitesh të themi sot Shqipëria ka një rini që nuk tenton të ikë por të garojë me ambicien e vet brenda zhvillimeve të vendit.
Të qenit anëtar i BE ngelet ambicia jonë kryesore. Shqipëria e ka ulur varfërinë në raport me vendet e tjera me një shpejtësi shumë më të madhe. Varfëria nuk ulet me fjalë të ngrohta. Të gjitha janë false nëse nuk mbështeten nga reforma intensive. Nuk rri pa përmendur reformën në drejtësi që ka futur elektricitet të rëndësishëm”, u shpreh Ahmetaj./albeu.com/