Arbana Osmani rrëfen: A do ta shohim sërish në një reality show?

Arbana Osmani, e pyetur nga ndjekësit në Instagram nëse do ta shohim sërish në ndonjë reality show televiziv, ka dhënë një përgjigje të sinqertë mbi të ardhmen e këtij formati. Moderatorja shpjegoi se çdo vit i vijnë ftesa për të drejtuar reality show me idenë për të sjellë diçka “ngjitëse” si dikur Big Brother, por situata ka ndryshuar.

“Problemi është që tani nuk vendos më produksioni i famshëm, por algoritmet,” – shkruan Arbana, duke shtuar se kaoset e fundit dhe mënyra se si funksionojnë platformat e reja kanë bërë që realiteti televiziv të mbetet gjithnjë e më pak i qartë. Sipas saj, kjo nuk është një dukuri vetëm në Shqipëri, por ka prekur të gjitha reality show-t në botë.

Moderatorja u shpreh kurioze nëse këtë vit do të rikthehet te formula klasike e reality show-ve, megjithatë theksoi se aktualisht ato po kalojnë në një fazë transformimi, duke funksionuar më shumë si videogame sesa si formate tradicionale televizive.

Të lidhura

None found

Madje, Arbana solli edhe një batutë nga djali i saj:
“Djali im Joni më thoshte një ditë: Mam, pse nuk e bën një lojë si Roblox-i por me Big Brother?”

Në fund, ajo përmendi edhe një studim të Deloitte, sipas të cilit 53% e gjeneratës Z tashmë preferon formatet “choose your own story” mbi programet lineare televizive.


Shtuar 24.09.2025 20:08