Arbana Osmani bëhet xheloze për Xhemin: Ka gjetur shoqe të re dhe ka ikur me të në Milano

Mund të kemi shumë pikëpyetje në mendjen tonë kur vjen fjala për shoqërinë mes VIP-ave, por kur përmendet miqësia mes moderatoreve Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu, të gjithë jemi të qartë se bëhet fjalë për një ndjejë të vërtetë.

Prej kohësh dy vajzat e njohura janë mikesha të ngushta, por shpesh angazhimet dhe rrethanat e tjera, mund t’i bëjnë të kalojnë ditë pa u takuar. Dhe kjo, sigurisht sjell gërricje të bukura shoqërore mes tyre.

Kështu ka ndodhur së fundmi. Në një “Ask me a question”, Arbana është pyetur se pse e ka lënë Xhemin pas dorë. E menjëhershme ka qenë përgjigja e moderatores e cila thotë se Xhemi e ka lënë pas dore duke ikur me pushime në Milano me një shoqe tjetër.

Edhe Xhemi, pas reagimit të Arbanës, ka pasur një përgjigje.

Ajo ka postuar një foto me shoqen e re dhe shkruan se këto janë pasojat e të lënit pas dore.

Se kush ka lënë pas dore kë, nuk e morëm vesh. Megjithatë, e rëndësishme është që të dyja, si Xhemi dhe Arbana, po kalojnë ditë të bukura dhe se gjithë replikat me njëra-tjetrën në rrjete sociale janë thjesht shaka mes mikeshash./albeu.com