Apeli i GJKKO ka lënë në “arrest shtëpie” ish-zv/ministren e Mbrojtjes Rovena Voda.
Voda n akuzohet për veprën penale ‘ushtrim ndikimi të paligjshëm’ sepse dyshohet se ka marrë ryshfet për punësimin e dy zonjave në institucione publike.
Gjithashtu masa ka mbetur e pandryshuar edhe për Florida Beun si dhe Majlinda Hasanin, që do të punësoheshin.