Apeli i GJKKO i shtoi dhe një vit burg, arrestohet ish-kryetari i Bashkisë Lushnjë

Apeli i GJKKO i shtoi dhe një vit burg, arrestohet ish-kryetari i Bashkisë Lushnjë, Fatos Tushe.

Kujtojmë se Tushe ishte dënuar vetëm për shpërdorim detyre dhe lejim të ndërtimeve pa leje, kur u dënua me 2 vite e 4 muaj burg.  Ndërsa dje  Apeli  e shpalli fajtor edhe për akuzën tjetër.

Sipas vendimit, Fatos Tushe është dënuar me 5 vite burgim dhe në aplikim të gjykimit të shkurtuar dënimi i tij është 3 vite e 4 muaj burgim

Arrestimi i Tushes lidhet  me një tender me vlerë rreth 24 milionë lekë për rehabilitimin e një kanali ujitës në fshatrat Bishqethëm dhe Bitaj.

Nga hetimet dhe përgjigjet e Prokurorisë të nisura në 2020 rezulton Fatos Tushe ka shpërdoruar detyrën në tre raste.

Përgjatë një viti hetimesh, SPAK pretendon se ish-kryebashkiaku i Lushnjes, ka kryer shkelje jo vetëm për dhënien në favor të miqve tenderin prej 23 milionë lekësh.

Sipas SPAK  ndonëse fituese u shpall ‘Euro Alb’, punimet për rehabilitimin e kanalit vaditës i kreu shoqëria e Ibrahim Lamit, i cili shfaqet shpesh në biseda dhe përgjime, si dhe etiketohet si ‘miku’ i ish kryebashkiakut.

Një tjetër episod kundër ish-kryebashkiakut lidhet me një telefonatë në të cilën një banor i kërkon ndihmë sepse një inspektor i kishte pezulluar ndërtimin e banesës, dhe ai i përgjigjet “Thuaji që fola me shefin”./albeu.com/