Apeli e dënoi me 3 vite burg, ish- kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj nuk gjendet nga policia

Sapo Gjykata e Apelit të Shkodrës dha vendimin 3 vite burg, për ish-kryebashkiakun e Lezhës, Fran Frrokaj.

Mësohet se kryebashkiaku nuk u arrestua në sallë, pasi vendimi pritej t’i jepet për ekzekutim policisë. Kjo vonesë proceduriale, ka bërë që Frrokaj të largohej nga gjykata pa pranga në duar dhe më pas të arratisej në drejtim të paditur.

Ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj, u dënua me  vendim të formës së prerë me 3 vite burg për shpërdorim të detyrës dhe tjetërsim të pronave tek “Rana e Hedhun” në Shëngjin.

Fran Frrokaj është hetuar në gjendje të lirë, dhe në shtator të vitit 2020, Shkalla e Parë e dënoi me 4 vite burg, por Apeli i Shkodrës me vendimin e sotëm, vendosi t’ia ulë dënimin në 3 vite. /albeu.com


Shtuar 28.10.2022 19:26