Ankimimi për “arrestin e shtëpisë”, Gjykata Kushtetuese zhvillon sot seancën për Berishën

Gjykata Kushtetuese shqyrton sot 17 janar 2025 ankimimin e kreut të PD-së, Sali Berishës për masën e sigurisë “arret shtëpie” të caktuar për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”. Seanca ishte planifikuar për në datën 27 dhjetor, por gjykata njoftoi se është shtyrë për arsye objektive.

Ndërkohë, dy muaj më parë, Gjykata Kushtetuese doli me njoftim duke pranuar kërkesën e liderit të opozitës për të përshpejtuar procesin ndaj ankimimit.

“Në datën 26.11.2024 Mbledhja e Gjyqtarëve, pasi mori në shqyrtim kërkesën për “Përshpejtimin e gjykimit”, të paraqitur nga kërkuesi Sali Berisha në datën 25.11.2024, ka vendosur: – pranimin e kërkesës për përshpejtimin e gjykimit, si dhe reduktimin e afateve të palëve për paraqitjen e parashtrimeve dhe qëndrimeve të tyre, si dhe caktimin e seancë plenare mbi bazë të dokumenteve në datën 27.12.2024, ora 10:00″, thuhej në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese të datës 26 nëntor 2024.

Ndërsa në seancën e 21 nëntorit të vitit të kaluar, Gjykata Kushtetuese shpalli vendimin lidhur me ankimimin e depozituar nga Berisha përsa i takon dy masave të para të SPAK, “detyrim paraqitje” dhe ndalim të daljes jashtë vendit, për të cilat Prokuroria e Posaçme anashkaloi autorizimin nga Kuvendi.

GJKKO me shumicë votash, vlerësoi se legjitimohet i drejtë rruga që SPAK ka ndërmarrë duke shkuar t’i kërkojë GJKKO-së masë sigurimi “detyrim me paraqitje” përBerishën pa qenë nevoja të kërkonte autorizimin nga Kuvendi.

 


Shtuar 17.01.2025 10:32