KAS është mbledhur sot për të shqyrtuar kërkesat ankimore të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim për qarkun Durrës.
PD kërkon rivotim në të gjithë qarkun e Durrësit, duke shpallur të pavlefshme zgjedhjet e 25 prillit ndërsa LSI ka kërkuar rinumërim të të gjitha votave.
“Ardian Çela ka qenë nën akuzë si nënkryetar i Durrësit. Drejtuesi faktik i Durrësit ishte Vangjush Dako, anëtar i Kryesisë së PS-së, i lidhur me bandat e kriminelët. Kujtojmë se gjykata liroi Lulzim Berishën, pasi Dako kishte dhënë garanci për punësimin e tij në bashki”. deklaroi Logu.
“Po ashtu, Dako del në përgjime edhe në gazetën Bild, rezulton se ai telefonon anëtar të klanit kriminal Avdylaj . Jurgis Çyrbja ka dalë i përfshirë në veprimtari kriminale, Ilir Ndraxhi doli në përgjimet e Bild si njeri me të cilin flisnin kriminelët e Abdylajt. Rrahman Rraja njihet se familjarët e tij janë përfshirë në vepra të rënda kriminale. PD ka bërë 50 kallëzime në SPAK për abuzime. Kemi denoncuar disa persona, si të përfshirë në skemë kriminale në shit-blerje të votës në Durrës, Shijak dhe rrethina”, tha Logu.
Gjithashtu, përfaqësuesi ligjor i LSI-së ra dakord me parashtrimin e PD duke kërkuar rivotim.