Ankimimet për Durrësin, KAS hedh poshtë kërkesën për prova shtesë

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) gjatë mbledhjes së sotme ka marrrë vendim në lidhje me pavlefshmërinë e zgjedhjeve në qarkun e Durrësit.

KAS, pasi dëgjoi pretendimet e ngritura nga PD dhe LSI, vendosi që të mos marrë prova shtesë, duke rrëzuar kështu kërkesat e tyre.

LSI kërkoi pavlefshmëri zgjedhjesh dhe rinumërim votash në 30 qendra votimi në Durrës, Ndërsa PD, për gjithë qarkun./albeu.com

Shtuar 25.05.2021 06:05