Ankandi për shitjen e Vllaznisë, Alban Xhaferi pritet të blejë përfundimisht aksionet

Ashtu siç është bërë e ditur më herët, Procesi i “Shitjes me ankand të aksioneve të Klubit të Futbbollit “Vllaznia” sh.a. në masën 100%” është futur sot fazën e dytë.

Tre konkurentët e kualifikuar për këtë process, sponsori aktual i Vllaznisë, Alban Xhaferi si përfaqësues i kompanive që ai përfaqëson,  “Joni 5 sh.p.k” me përfaqësues Emiliano Zhupën, si dhe Almiro Gurakuqi me kompanitë që ai përfaqëson. Pas takimit, Bashkia Shkodër doli me një deklaratë shtypi duke sqaruar zhvillimet më të reja rreth ecurisë së proçesit të privatizimit.

Veriu Sport” bën me dije se Njësia e Ankandit, e ngritur me urdhërin e titullarit të Bashkisë Shkodër ka skualifikuar për parregullsi të dokumentacionit dy prej tre kandidatëve, Emiliano Zhupa dhe Almiro Gurakuqi. Ndërkohë që, kandidatura tjetër e sponsorit aktual të Vllaznisë, Alban Xhaferi ka mbetur në fuqi duke qënë OK me dokumentacionin e dorëzuar. Zhupa dhe Gurakuqi do të ankimojnë këtë vendim brenda një javë, por me shumë mundësi Alban Xhaferi pritet të blejë përfundimisht aksionet e Vllaznisë.


Shtuar 19.05.2021 14:51