Një anije u përfshi nga flakët pasditen e sotme në Portin e Durrësit. Siç mësoi Albeu.com bëhet fjalë për nijen “Kledes Mary”, e cila shërbente për transportin e mallrave.
Ministria e Mbrojtjes ka reaguar në Facebook përmes një deklarate dhë bën me dije se stafi është evakuuar me urgjencë. Në këtë mënyrë është shmangur rreziku për jetët e njerëzve që gjendeshin në anijen me flamur palestinez.
Deklarat e plotë e ministrisë së Mbrojtjes
Dy anijet P-133 LISSUS dhe P-04 SEMANI dhe ekuipazhi i Forcës Detare në bashkëpunim me Sigurinë Portuale në Durrës arritën të vënë nën kontroll zjarrin e rënë në anijen tregtare “KLEDES MARY”. Efektivët tanë të Forcës Detare iu përgjigjën menjëherë thirrjes së autoriteteve portuale, duke evakuar në kohë ekuipazhin e anijes me flamur panamez dhe duke shmangur rrezikun për jetët njerëzore.