Anglia fushatë në rrjete sociale për ndalimin e emigrimit ilegal të shqiptarëve në Mbretërinë e Bashkuar

Britania e Madhe ka nisur një fushatë sensibilizuese me qëllim pengimin e emigrimit illegal të shqiptarëve në Mbretërinë e Bashkuar.

Sky News raporton se reklamat, të cilat do të shfaqen në gjuhën shqipe në Facebook dhe Instagram, do të paralajmërojnë ndalimin dhe kthimin në shqipëri të emigrantëve ndaj është më mirë të mos e nisin udhëtimin.

Home Office është departamenti kryesor qeveritar për imigracionin dhe pasaportat, trafikun e drogës, krimin, zjarrin, terrorizmin dhe policinë.

Sipas medieve të huaja, qeveria britanike tha se fushata do t’i bëjë të qarta rreziqet me të cilat do të përballen gomonet e migrantëve që tentojnë për të ardhur në MB.

Fushata është e ngjashme më një lëvizje të mediave sociale, e cila u nis nga qeveria në gusht të 2022.
Fushata mbështet projektligjin e qeverisë për migrimin e paligjshëm, i cili ka për qëllim dërgimin e azilkërkuesve që mbërrijnë në Britani nëpërmjet rrugëve të paautorizuara.

Ministrat gjithashtu janë shprehur se shpresojnë që legjislacioni do të ulë koston ditore prej 5.5 milion paundësh për strehimin e emigrantëve që mbërrijnë në Britaninë e Madhe.

Ky projektligj, i cili është aktualisht në “Dhomën e Lordëve”, është përballur me reagime nga figura të njohura publike dhe aktivistë, përfshirë këtu dhe Kryepeshkopin e Canterbury-t, të cilët pretendojnë se është i pazbatueshëm dhe moralisht i papranueshëm.


Shtuar 28.05.2023 14:41