Andrew dhe Tristan Tate janë larguar nga Rumania.
Ata janë larguar me avion privat nga aeroporti Baneasa, duke u nisur në drejtim të SHBA-ve. Shërbimi i prokurorit special rumun, DIICOT, agjencia hetuese në rastin Tate, ka lëshuar një deklaratë për largimin e vëllezërve Tate nga Rumania.
Deklarata e DIICOT bën të qartë se vëllezërit Tate janë ende nën hetim në Rumani dhe çështja kundër tyre nuk është pushuar. Ajo që ka ndryshuar është se kërkesa e tyre që të mund të largohen nga Rumania është pranuar.
Kurse kërkesa e tyre për heqjen e akuzave është refuzuar. Ata do të kthehen në Rumani në një datë të mëvonshme për të përmbushur kushtet e statusit të tyre të vazhdueshëm “nën kontrollin gjyqësor”.