Ancelotti: U mbrojtëm mirë, por na mungonte dëshira për të sulmuar më shumë

Real Madrid fiton derbin, i vetëm në krye dhe ruan udhërrëfyesin perfekt me gjashtë fitore në po aq ditë kampionati.

Por, Carlo Ancelotti, me fitoren 2-1 ndaj Atleticos, nuk është plotësisht i kënaqur.

“Kishim një avantazh të dyfishtë dhe u mbrojtëm mirë. Menduam se do të mjaftonte avantazhi, por na mungoi dëshira për të bërë më shumë dëm ndaj kundërshtarit. Mund të kishim sulmuar më shumë.

Rodrygo? Ai është inteligjent, dallohet nga cilësitë e tij dhe mund të luajë në të gjitha pozicionet. Ai nuk është mësuar të luajë gjatë, por është mjaft inteligjent për të qenë i aftë.

Valverde? Për në ai është një pjesë shumë e rëndësishme. Ai mund të luajë në çdo pozicion të mundshëm të fushës.

Atletico Madrid është një ekip i shkëlqyer. Ata do të luftojnë deri në fund. Tani asgjë nuk është vendosur. Ne filluam mirë dhe ata filluan pak nga pak, por gjithçka mund të ndryshojë. Do të jetë një sezon i veçantë”, përfundon trajneri italian./ h.ll/albeu.com


Shtuar 19.09.2022 09:52