Analisti ngre dyshimet për takim Rama-Meta-Basha: Lëvizën në të njëjtën ditë, në të njëjtën orë, pa shoqërues

Analisti Arjan Curi deklaroi mbrëmjen e djeshme në “Zonë e Lirë” se javën e kaluar, në një ditë të caktuar dhe në të njëjtën orë të caktuar, Presidenti Ilir Meta, Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i opozitës, Lulzim Basha kanë lëvizur pa shoqërues.

Curi u shpreh se nga ky fakt mund të kemi indicie se mes tyre ka pasur një takim sekret. Ai u shpreh se tre personazhet më të rëndësishëm të politikës shqiptare janë takuar në një prej restoranteve në rrethinat e kryeqytetit.

Curi theksoi se kanë qenë disa studentë, të cilët punojnë si gardistë për Metën, Bashën dhe Ramën që i kanë konfirmuar se ata kanë qëndruar pa shoqërues në një orar të caktuar në të njëjtën ditë. 

Arjan Curi: Ajo që kam unë informacion për të ushqyer pak atë intrigën që filloi Zheji është që javën e kaluar në një ditë dhe në një orë të caktuar, të tre personazhet e rëndësishëm të politikës shqiptare, presidenti, kryeministri dhe kryetari i opozitës lëvizën pa shoqërues duke i dhënë makinave të tyre respektive si shofer vetë. Rama mund të ketë marrë një shok. /albeu.com/

 


Shtuar 27.03.2021 14:54