Kryeministri Edi Rama është shprehur se amnistia fiskale është bërë edhe në Holandë.
Sipas Ramës, ajo duhet të bëhet edhe në Shqipëri, pasi kjo do i hapë rrugë “legalitetit”.
Përmes një konference, Rama mori shembuj të ndryshëm për të vërtetuar se amnistia fiskale është plotësisht pozitive.
Kryeministri i Holandës më tregoi se vendi i tij ka bërë një amnisti totale, fiskale dhe penale. Holanda tregtarët më të mëdhenj të botës, njerëzit që edhe ujin e detit e kthyen në pasuri, që i kanë pasur bankat që në djep. Prandaj duhet ta bëjmë edhe ne. Po bëjmë një ligj që krahasuar me amnistitë e tjera fiskale dhe penale të vendeve të BE-së është shumë më i shtrënguar.