Amerika të sjellë provat për Berishën, Ngjela: Atë po presim, Amerikanët do ta çojnë deri në fund

Në një postim në Facebook të ish- kryeministrit, Sali Berisha, se presidenti Joe Biden drejtohet nga miliarderi Soros ka komentuar edhe avokati, Spartak Ngjela

“Historia e lobeve të Saliut, është një marrëzi e një njeriu infantil, me ndërgjegje gënjeshtare si të fëmijëve. Ndërsa kjo është edhe shenjë e keqe që nuk flet mirë për një pjesë të shoqërisë shqiptare”, shkruan Ngjela.

Mirëpo ky status i Ngjelës ka marrë reagime të shumta. Një qytetar i shkruan se do ishte më mirë që Amerika të sjellë provat.

Qytetari: I nderuar ! Do te ishte mire qe kembenguljes dhe pretendimeve te Saliut, Amerika t’i sjelle provat, nje ore e me pare t ia beje ato publike !

Do te ishte vertete nje ndihme per shqiptaret dhe nje mesim i mire per gjithe te paudhet qe kane abuzuar, ne keto tridhjet vjet e qe ju vet s kini rreshtur se denoncuari !

Spartak Ngjela: Ke të drejtë. Atë po presim. Vetë ne nuk bëjmë dot gjë. Por mendoj se amerikanët do ta çojnë deri në fund…/albeu.com


Shtuar 5.05.2022 17:08