Amerika paralajmëron “rrufe” sanksionesh për Rusinë

Shtetet e Bashkuara mund të vendosin sanksione të reja ekonomike ndaj Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.

“Askush nuk është i sigurt nga sanksionet tona,” tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, sipas Reuters.

Psaki nuk komentoi në lidhje me një raport të fundit nga Wall Street Journal ku thuhget se SHBA nuk e kishte sanksionuar nënën e supozuar të tre prej fëmijëve të Vladimir Putunit./albeu.com


Shtuar 25.04.2022 22:41