Amendamenti i PS për pengimin e pezullimit të ministrave/ Gonzato: Të mos preket Reforma në Drejtësi, presim që të konsultohemi për këto nisma

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, komentoi nismën e mazhorancës për ndryshimet ligjore me qëllim pengimin e pezullimit të ministrave nga detyra.

Në konferencë të përbashkët me David McAllister, diplomati evropian tha se; “nuk duhet të preket Reforma në Drejtësi”.

Ambasadori theksoi se presin që të konsultohen për këto nisma për ndryshimet ligjore, sidomos kur bëhet fjalë për reformën në drejtësi.

“Ne i ndjekim nga afër nismat e qeverisë që kanë lidhje me shtetin ligjor, jo vetëm se jemi në merak për harmonizimin e tyre me atë të BE, por edhe që të mos prekin reformën e drejtësisë. Sa i takon prekjes apo ndikimit që kanë në këtë rast nuk do kisha një koment në këtë rast. Presim që të konsultohemi për këto nisma”, tha ambasadori Gonzato.