Ambasadorja Yuri Kim do të largohet nga Shqipëria?

Sipas “Korean Broadcasting System“, ambasadorja amerikane në Shqipëri është kandidate për postin e ambasadores në Korenë e Jugut.

Kjo pasi  diplomati Chris Del Corso do të shërbejë si ambasador i përkohshëm, por dikush duhet që t’ja zërë vendin.

Del Corso, gruaja e të cilit është me origjinë koreane, më parë ka shërbyer në misionin e SHBA në Korenë e Jugut për rreth katër vjet.

Dy kandidaturat janë ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim, dhe ish-komandanti i forcave amerikane të Koresë Vincent Brooks. /albeu.com/

 


Shtuar 1.07.2021 11:23

Tags: