Ambasadorja Kim vlerëson me çmim drejtorin e anti-terrorit në Shqipëri

Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri Yuri Kim ka vlerësuar me çmim Gledis Nanon, Drejtorin e Anti-Terrorizmit në Policinë e Shtetit Shqiptar.

Çmimi e vlerësoi Nanon për bashkëpunimin dhe përkushtimin e tij në mbështetje të përpjekjeve të përbashkëta të Ambasadës Amerikane me Policinë e Shtetit Shqiptar për të luftuar terrorizmin global.

Ambasadorja Kim nënvizoi gjithashtu edhe bashkërendimin dhe bashkëpunimin e tij me të gjitha çështjet e Ambasadës për zbatimin e ligjit dhe ato kundër terrorizmit./albeu.com


Shtuar 18.08.2021 09:16