Ambasadorja Kim takon Ahmetajn, zbulon temat e rëdësishme që diskutuan

Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri ka zhvilluar një takim me zv/kryeministrin e Shqipërisë Arben Ahmetaj.

Lajmin e ka bërë të ditur Ki përmes një postimi në Tëitter ku shrkuan se kanë dikutuar për shumë çëshjte, përfshirë korrupsionin, zbatimin e Reformës në Drejtësi dhe trajtimit të çështjes së pastimit të parave.

“Takova zv/kryeministrin e Ri, Arben Ahmetaj, për të theksuar dëshirën për partneritet të fortë me demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin. Gjithashtu nënvizoi se SHBA është shumë serioze në lidhje me korrupsionin si pjesë e interesit tonë.

Diskutuam rëndësinë e zgjidhjes së të drejtave të pronësisë, duke përfshirë digjitalizimin e regjistrave për t’iu kundërvënë ndërhyrjes ilegale njerëzore; zbatimi i reformës në drejtësi në mënyrë që qytetarët dhe investitorët të mbështeten në gjykata të pastra; trajtimin e pastrimit të parave dhe shqetësimeve të tjera të përshkruara nga FATF”, shkruan Kim.

Më tej, kryediplomatja amerikane shprehet se liderët duhet të thyejnë tabutë e diktaturës dhe të bëjnë ndryshime të nevojshme për një të ardhme më të mirë.

“30 vjet pas përfundimit të diktaturës komuniste, udhëheqësit shqipatrë nga të gjitha anët duhet të shfrytëzojnë mundësinë për të thyer zakonet e këqija të së kaluarës, të bëjnë ndryshime të vështira, por të nevojshme, në mënyrë që brezi i ardhshëm të ketë një të ardhme më të mirë. Nëse jo tani, kur? SHBA do të vazhdojë të jetë me ju në mbështetjen e plotë”, shkruan Kim në Twitter./albeu.com


Shtuar 13.10.2021 13:12