Ambasadorja e SHBA: Shumë persona nuk e kanë dashur Reformën në Drejtësi

Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim, është e pranishme në tryezën “5 vjet Reforma në Drejtësi”

Gjatë fjalës së saj Kim tha se, shumë persona kanë dashur që kjo reformë të mos ndodhë dhe sërish po tentojnë të bllokojnë. Më tej shtoi se, pavarësisht kësaj, Reforma në Drejtësi ka dhënë rezultate.

“Është një moment shumë i rëndësishëm. 5 vite më parë, u vendos rreth Reformës në Drejtësi, shumë e mbështetën çka tregon se sa Shqipëria e shqiptarët duan ndryshime themelore në sistemin e drejtësisë. Reforma nuk ka qenë perfekete, por po shohim rezultatet e këtyre përpjekjeve. Të gjitha institucionet janë tashmë funksionale, KLGJ, Kushtetuesja, pra institucionet janë funksionale. Është edhe SPAK që po jep rezultate. Ka patur luftë ndaj korrupsionit, janë rrëzuar gjykatës të korruptuar, po tregohet se ligji është i barabartë për të gjithë. S’ka rëndësi sa i fuqishëm mendon se je, askush s’është mbi ligjin.

Kjo është shpresa e të gjithëve për të bërë reformën në drejtësi siç duhet dhe të japim shpresë për brezat e ardhshëm. Po shohim rezultate, po luftohet krimi i organizuar.

Disa nuk kanë dashur të ndodhë, por tashmë po ndodh. Shumë do tentojnë të ndalojnë korrupsionin, është detyrë e shqiptarëve dhe jo të huajve që të konfirmojnë dhe bëjnë detyrën. Është koha që të hapni një epokë të re, të krijoni një sistem ku shqiptarët të kenë besim, ku kërkohet drejtësi. Keni bërë një punë të mirë, por ka ende shumë për të bërë. SHBA është me ju, dhe dëshiron të shohë punën tuaj në vijim. Do të jemi me ju deri në fund. Është koha e duhur të festojmë, ka arsye për të festuar, është arritur shumë, është koha për të arritur edhe më shumë, koha të shohim çfarë kemi bërë mirë e çfarë mund të përmirësojmë. Le të vijojmë përmirësimin që të vijojë një progres i suksesshëm. Është koha të tregojmë se drejtësia do mbizotërojë.” u shpreh ambasadorja Kim./albeu.com


Shtuar 23.07.2021 10:44