Ambasadori i prezencës së OSBE në Shqipëri, Vincenzo Del Monaco, ka folur nga Shkodra në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri.
Del Monaco tha se OSBE në bashkëbanim me ODIHR, shpejt do të kenë një rezultat të saktë për zgjedhjet.
“Ju thatë dy gjëra të drejta, që unë kam 6 muaj në Shqipëri dhe që në Shqipëri ka pasur zgjedhje. Vlerësimi i procesit zgjedhore bëhet nga bashkëpunëtorët tonë të ODIHR e cila është zyra jonë për të drejtat e njeriut.
Tashmë kemi publikuar një raport në shenjë demokracie dhe transparence dhe është i aksesueshëm nga të gjithë në rrjete. Po presim rezultatin përfundimtarë që uroj që shumë shpejt ti prezantohet publikut dhe autoriteteve shqiptare, nuk kam një datë të saktë.
Shpresoj që të ketë një mirëkuptim racional dhe jam në pritje të raportit përfundimtarë nga kolegët e ODIHR para se të bëj komente të arsyeshme”, tha ambasadori
Si ju duket klima politike në Shqipëri ?
“Më duket se ka një dozë të shtuar dinamike dhe gjallërie”, tha ai./albeu.com