Ambasadori i OKB-së: Koreja e Veriut përparon, jemi në prag të luftës bërthamore

Pheniani vendosi të ngrejë tonet.

Gadishulli Korean është “në prag të luftës bërthamore”, ka paralajmëruar i dërguari i Koresë së Veriut në OKB, duke fajësuar “makinacionet e pamatura” të Shteteve të Bashkuara.

“Situata ushtarake në dhe rreth gadishullit Korean po shkon në prag të një lufte bërthamore,” tha ambasadori i Phenianit Kim Song në një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, duke kritikuar ashpër politikën e Uashingtonit në Azinë verilindore.

Kim Song akuzoi SHBA-në dhe Korenë e Jugut për krijimin e një situate të rrezikshme.

Si rezultat, vendi i tij është i detyruar të “përshpejtojë zhvillimin e aftësive vetëmbrojtëse”, shtoi ai.

Rreth dhjetë ditë më parë lideri i Koresë së Veriut vizitoi Lindjen e Largët Ruse.

“Kim Jong Un mbërriti me tren në stacionin hekurudhor Kamshamolsk në Amur”, njoftoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS. /Albeu.com


Shtuar 26.09.2023 22:04