Ambasadori britanik në Shqipëri paralajmëron “non grata” të tjerë: Emrat mund të jenë nga si opozita, ashtu edhe nga qeveria

Ambasadori britanik në Shqipëri, Alastair King-Smith, ka paralajmëruar se persona të tjerë do të shpallen “non grata” nga Britania e Madhe, duke iu bashkuar ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ai u shpreh se kjo shihet si mbështetje për institucionet e drejtësisë shqiptare në shërbim të luftës ndaj korrupsionit dhe llogaridhënies.

Po mund të ketë. Ky nuk është vendimi mi por po diskutohet nga qeveria, kjo bëhet sa herë ka çështje kundër korrupsionit.
Kjo shihet si mbështetje për institucionet e pavarura në Shqipëri për të luftuar korrupsionin, llogaridhënia është shumë e rëndësishme”, tha ai në emisionin “Open”. 

King Smith nuk përmendi emra, por tha se mund të jenë si nga opozita, ashtu edhe nga qeveria, pasi sipas tij një vendim i tillë nuk varet nga sfondi, por nga aktet e gjithsecilit.

Sanksionet tona zbatohen në të gjithë spektrin, nga biznesi e të tjerë. Nuk bazohemi tek sfondi por tek aktet e tyre”, tha ai.

 

 


Shtuar 10.05.2023 22:24