Ambasadorët e QUINT në OSBE mblidhen pas sulmit terrorist në Veri, dalin me qëndrim e kërkesa e përbashkëta

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OSBE, Michael Carpenter, është takuar sot me përfaqësuesit e Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Mbretërisë së bashkuar pas sulmit terrorist në Banjskë që la të vdekur një polic të Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Carpenter në deklaratën e lëshuar ne emër të QUINT-it, ka thënë se dënojnë fuqishëm sulmet e dhunshme në afërti të Manastirit të Banjskës më 24 shtator që çuan në humbjen e jetës së policit kosovar, Afrim Bunjaku.

Të lidhura

None found

Në këtë deklaratë të përbashkët ata kanë shprehur ngushëllime për vdekjen e policit kosovar në krye të detyrës dhe kanë kërkuar që autorët të mbahen përgjegjës dhe të sillen para drejtësisë përmes një procesi hetimor transparent.

QUINT në OSBE vlerëson koordinimin e ngushtë të Policisë së Kosovës me KFOR-in dhe EULEX-in për të garantuar sigurinë e civilëve dhe theksojnë se janë duke e monitoruar situatën nga afër, transmeton Express.

Ambasadorët e këtyre shteteve në OSBE kërkojnë rikthim në Dialogun e BE-së dhe potencojnë se diplomacia është e vetmja rrugë drejt paqes së qëndrueshme.

“Ne ritheksojmë angazhimin tonë për të ulur tensionet. Në këtë drejtim, prioriteti ynë mbetet ecja përpara në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke filluar me kthimin në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Diplomacia është e vetmja rrugë drejt paqes së qëndrueshme”, përfundon reagimi i QUINT-it. /GazetaExpress/


Shtuar më 28.09.2023 17:58

kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş