Ambasada e SHBA: Jemi të përkushtuar për t’i mbajtur përgjegjës aktorët e korruptuar

Në ditën e luftës kundër korrupsionit, Ambasada e SHBA-ve në Shqipëri ka dalë me një deklaratë në Facebook, ku shkruan se korrupsioni kërcënon sigurinë, barazinë ekonomike, minon sundimin e ligjit dhe zbeh besimin e publikut në institucionet qeveritare.

Më tej në postim thuhet se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për t’i mbajtur përgjegjës aktorët e korruptuar.

Postimi i Ambasadës:

Korrupsioni kërcënon sigurinë, barazinë ekonomike, minon sundimin e ligjit dhe zbeh besimin e publikut në institucionet qeveritare. Korrupsioni kërcënon të drejtat politike dhe liritë civile në nivel global dhe çon në gërryerjen e demokracisë dhe të drejtave të njeriut. Lufta kundër korrupsionit kërkon më shumë se fjalë, prandaj Shtetet e Bashkuara janë donatori më i madh në botë për mekanizmat kryesorë kundër korrupsionit, për të siguruar që vendet të përmbushin detyrimet e tyre. Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, Shtetet e Bashkuara konfirmojnë përkushtimin tonë për t’i mbajtur përgjegjës aktorët e korruptuar. Ne u bëjmë thirrje të gjitha vendeve që t’u përmbahen angazhimeve të tyre për të luftuar korrupsionin./albeu.com


Shtuar 9.12.2021 10:20