Ambasada e SHBA i drejtohet Putinit me fjalët e Nuland, a është mesazh edhe për Sali Berishën?

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është shprehur përmes një postimi se përparimi mund të vijë në një atmosferë të qetë.

Ky ishte një mesazh i qartë për konfliktin në lindje mes Ukrainës e Rusisë, por edhe një mesazh jo i drejtëpërdrejtë për Sali Berishën.

“Përparimi i vërtetë mund të ndodhë vetëm në një atmosferë të qetë, jo të përshkallëzuar… Ka ardhur koha t’a themi qartë: Ukraina nuk është agresori.

NATO është një aleancë mbrojtëse, synimi i së cilës është të mbrojë anëtarët e saj dhe pa asnjë qëllim për të kërcënuar Rusinë. Diplomacia është alternativa më e mirë për t’u siguruar që Europa, përfshirë Rusinë, të jetë më e qëndrueshme dhe më e sigurtë. Nën Sekretarja e Shtetit për Çështjet Politike Victoria Nuland”, shkruhet në deklaratë./albeu.com/