Pas përfundimit me sukses të muajit të parë të trajnimit bazë, 28 kandidatë për hetues në Byronë Kombëtare të Hetimit do të emërohen javën tjetër zyrtarisht.
Ambasada Amerikane në Shqipëri ka uruar hetuesit përmes një postimi në Twitter, ku shkruan se SHBA-të janë krenare t’i mbështesin.
“Urime 28 hetuesve të sapoemëruar të BKH-së! Këta individë janë testuar dhe janë duke u trajnuar. Shtetet e Bashkuara janë krenare që mbështesin këta individë, ndërsa ata ndërmarrin fazat e tjera të trajnimit të tyre dhe ndihmojnë për të çuar përpara reformën në drejtësi. Ne i urojmë fat të mirë të gjithë atyre që kohët e fundit kanë dorëzuar aplikimet e tyre për të qenë pjesë e grupit të dytë të hetuesve të BKH-së”, shkruhet në postimet e Ambasadës./albeu.com
(1/2) Congratulations to the 28 newly appointed NBI investigators! These individuals have been tested & their training journey is well underway. ?? is proud to support these individuals as they continue into the next phases of their training & help move justice reform forward. pic.twitter.com/Qh8yYqRFuR
— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) May 7, 2021
(2/2) We wish the best of luck to all those who recently submitted their applications to be part of the NBI’s second group of investigators. https://t.co/LCbzBuD1ne
— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) May 7, 2021