“Infinium” pritet të furnizojë fillimisht disa elektrokarburante, të cilat janë një alternativë e karburantit fosil të krijuar nga mbetjet e karbonit dhe energjia e rinovueshme, për të furnizuar kamionët “Amazon” në vend të karburantit diesel për rreth 5 milionë milje (8 milionë kilometra) udhëtim në vit.
Marrëveshja është një tjetër hap përpara në angazhimin e “Amazon” për të kaluar rrjetin e saj të transportit larg lëndëve djegëse fosile dhe për të ofruar paketa më të qëndrueshme për klientët.
Si fillim, “Infinium” ka planifikuar të ndërtojë një nga objektet e para në botë të prodhimit të elektrokarburanteve në Teksas.
“Amazon” ka investuar më parë në “Infinium” përmes një programi investimi sipërmarrës prej 2 miliardë dollarësh, “The Climate Pledge Fund”, i cili ndihmon kompanitë të përshpejtojnë rrugën drejt emetimeve të karbonit neto zero.
“Amazon” kërkon të arrijë karbonin neto zero deri në vitin 2040 si pjesë e angazhimit të saj ndaj Premtimit për Klimën.