Ambasadorja e Greqisë në vendin tonë, Konstantina Kamitsis, ka vizituar ditëne sotme në ambiemntet e paraburgimit në Vlorë, kryebashkiakun e sapozgjedhur të Himarës, fredi belerin, i cili u arrestua pas akuzave për blerje votash, dy ditë para zgjedhjeve.
Burime për AlbEu.com, bëjnë me dije se qëllimi i kësaj vizite është interesi i ambasadës për gjendjen e Fredi Belerit, si dhe marrja në dorë e procedurave nga vetë ambasada për ndjekjen e ccështjes deri në fund.
Takimi kokë më kokë mes ambasadores dhe Belerit ka zgjatur rreth 1 orë. Pas daljes nga ambientet e paraburgimit ambasadorja greke nuk ka pranuar të komentojë për mediat.