Alvisa ‘djall’, Tola i drejtohet publikisht. Kërcënime e dhunë, kush po luan?

Mes bujës së lajmeve të shumëpërfolura prej saj, Arlida Nezha e njohur si Tola reagoi në ‘Abc e Pasdites’. Pas deklaratës se Alvisa është “djall”, Tola shprehu se kjo fjalë është përfolur dhe keqpërdorur nga publiku.

“Unë nuk kam thënë për Alvisën që është djall, por për lojën që është bërë aty. Pjesa e fundit që po komentohet tani kaq shumë, unë mendoj se është lojë. Nga të dy apo dhe nga Alvisa. Tani nuk dijmë çfarë të besojmë.” – shpreh Tola për situatën e krijuar mes saj dhe konkurentes së Përputhen.

Një tjetër temë e prekur gjatë intervistës së saj me Ermal Peçi, ishte edhe konflikti Hysen-Alvisa, për të cilin Tola kishte dyshimet e saja.

“Hyseni vërtetonte çdo gjë me fakte kundrejt Alvisën. Ndërkohë Alvisa pse nuk u kundërpërgjigj me argumente të sakta për të nxjerrë edhe veten e saj të larë?” – tha Tola duke shpjeguar arsyet pse dyshon në vërtetësinë e deklaratave të shfaqura në program.

“Kërcënim deri tani unë nuk kam parë. Për pjesën e dhunës, unë e kryqëzoj Hysenin nëse e ka bërë. Unë pres nga Alvisa që mos të heshti më nëse kjo gjë është e vërtetë dhe të nxjerri provat. Alvisa e dashur, nxirr fakte dhe të gjithë ne do të mbështesim.”

E pyetur nga Ermali se pse ka këtë mendim mbi Alvisën, Tola shprehu:

“Ajo ka marrë Bashkimi sepse ai është më i ndjekuri, e ka thënë vetë në program. Kjo a nuk është lojë?


Shtuar 11.11.2021 19:00