Alibeaj zbulon emrat: Këta janë deputetet që kërkuan që Berisha dhe Basha të mos kandidojnë për kryetar të PD, firmat pro platformës

Kreu i grupit parlamentar në Partinë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka dalë në një konferencë për mediat, ku ka lexuar platformën e bashkimit të demokratëve, e mbështetur sipas tij nga shumica dërrmuese e deputetëve.

Alibeaj tha se ka pasur disa deputetë, si Ferdinand Xhaferraj dhe Agron Gjekmarkaj, apo dhe të tjerë, që kërkonin që personat që kanë pasur dy mandate ose nuk ka fituar 2 palë zgjedhje në Kuvend të mos kandidojë.

“Apeloj cdo koleg tjetër që të mbështesë këtë vendim, ka pasur edhe propozime shtesë. Kolegët, Gjekmarkaj dhe Xhaferraj donin të specifikonin që të përjashtonin nga PD çdo person që ka pasur dy mandate ose nuk ka fituar 2 palë zgjedhje në Kuvend.  Kishte dhe të tjerë që kërkon që të specifikonin që Berisha nuk mund të jetë pjesë e grupit parlamentar. Qëndrimin e shumicës do ia bëj me dije Kolegjit dhe anëtarëve të PD-së. Dua të falënderoj kolegët që vendosën në plan të parë vendosën interesin e demokratëve duke ndalur çdo rrugë të njëanshme përçarëse të partisë nga e cila përfiton Rama”, tha Alibeaj.

Emrat e deputetëve që firmosë për platformën e bashkimit të dekomratëve.

1. AGRON GJEKMARKAJ
2. ALFRED RUSHAJ
3. ANDIA ULLIRI
4. ARBI AGALLIU
5. BLEDJON NALLBATI
6. DASHNOR SULA
7. DHURATA TYLI (ÇUPI)
8. EMILJA KOLIQI
9. ENKELEJD ALIBEAJ
10. ERALDA BANO (TASE)
11. FATJON VEIZAJ
12. FERDINANT XHAFERRAJ
13. FLAMUR HOXHA
14. FLUTURA AÇKA
15. GAZMENT BARDHI
16. GRETA BARDELI
17. HELIDON BUSHATI
18. ILDA DHORI
19. JORIDA TABAKU
20. KASTRIOT PIROLI
22. KRESHNIK ÇOLLAKU
23. LEFTER GËSHTENJA
24. LINDITA METALIAJ
25. LULZIM BASHA
26. MERITA BAKIU
27. ORJOLA PAMPURI
28. RAMADAN LIKAJ
29. SAIMIR KORRESHI
30. SELADIN JAKUPLLARI
31. ZEF HILA
32. ZHENI GJERGJI

/albeu.com/