Enkelejd Alibeaj, deputeti i Partisë së Vulës është ndalur ditën e sotme tek ligji për Amnistinë Penale duke thënë qëndrimi i tyre është i qartë dhe legjitim, duke theksuar se do ta votojnë amnistinë vetëm nëse lirohen protestuesit.
“Amendamente që futen tinëz dhe si del për zot njeri që mendojnë të kalojnë nën tym e flakë sdo e kenë votën e përfaqësuesve të PD.
Të lidhura
None found
Nuk ia këshilloj askujt mekanizmin amoral të peshkimit te votave ne Parlament, aministia duhet të gëzojë legjitimitet nga të gjitha palët, pa prekur vijat e kuqe.
S’kam marrë dhe nuk kërkoj garanci nga askush, skam bërë asnjë negociatë. Qëndrimi ynë është i qartë dhe i thjeshte dhe legjitim, s’jemi nisur nga emra të individualizuar për protestuesit
Votat tona do jenë për versioni i parë i amnistisë plus amendamentet për protestuesit.
Ne jemi të gatshëm të votojmë amnistinë e versionit fillestar që ka sjell qeveria. E kam pyetur publikisht ministrin Manja nëse e kishte diskutuar projekligjin fillestar me Institucionet e reja të drejtësisë, kam marrë një përgjigje pozitive. Pra projektligji kishte marrë dritën jeshile nga SPAK, GJKKO, KLGJ. Dhe e dyta, mos të futen amendamente tinëz në momentin e fundit që nuk janë në të mirën e interesit publik të kësaj amnistie.
Nuk kemi asnjë negociatë me qeverinë. Qëndrimet i kemi publike, votojmë propozimin fillestar të amnistisë dhe të merret parasysh propozimi ynë që nga amnistia të përfitojnë protestuesit. Për këto e japim votën. Nuk votojmë projektligj që amniston të dënuarit nga GJKKO apo persona që janë nën hatim nga SPAK.”-tha Alibeaj.
