Sekretari i Përgjithshëm i PD, Enkelejd Alibeaj, në një konferencë për shtyp foli mes të tjerash në lidhje me “Amnistinë Penale” e cila u miratua ditën e djeshme në Kuvend.
Ai u shpreh se ajo u arrit vetëm falë një marrëveshjeje mes opozitës dhe mazhorancës, e cila sipas tij u bë larg syve të publikut.
Alibeaj tha se ndërkohë që ditën e djeshme u amnistuan drejtorët e bashkisë dhe u ndëshkuan protestuesit, sot thirren protestuesit para bashkisë. Ai e ka quajtur këtë hap tallje me protestuesit.
Alibeaj: Dispozita parashikon që të dënuar, të gjykuar nga SPAK të përfitojnë. Amendamenti i paraqitur dje, i cili mori votat, parashikonte që do të përfitonin 1 vit e gjysmë zonjat dhe zotërinjtë dhe dy vite personat e dënuar nga Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Drejtues të lartë të adminsitratës, të korrupsionit, të dënuar, përiftojnë. Kjo ishte vija e kuqe që u kalua ditën e djeshme me Amnistinë dhe ky ishte sinjali që iu dha SPAK.
Ndaj SPAK mund të arrihet një marrëveshje ogurzezë brenda Parlamentit, për t’i dhënë këtë sinjal, për ta dekurajuar. Ja pse ajo marrëveshje u bë e errët, ja pse ajo marrëveshje nuk u bë kurrë publike, ja pse ajo marrëveshje synon SPAK-un. Sot po organizohen protesta kundër drejtorëve që u amnistuan dje, për të tërhequr vëmendjen e asaj që ka ndodhur. Sinjali që iu dha dje me amnistisë, gjithë admnistratës është vazhdoni vidhni, vazhdoni bëni korrupsion se ju mbrojmë ne. Dje u amnistuan drejtorët e bashkisë dhe u ndëshkuan protestuesit, sot thirren protestuesit para bashkisë. Kjo është tallja që bëhet me protestuesit./albeu.com