Alibeaj paralajmëron kallëzim në SPAK: Asnjë institucion nuk po i kthen përgjigje Komisionit Hetimor për zgjedhjet

Kryetari i Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 Prillit, Enkelejd Alibeaj, ka hedhur akuza të rënda ndaj institucioneve shqiptare mbi mosmarrjen e informacionit nga këto institucione në lidhje me atë që ai e quan “masakra zgjedhore” e 25 prillit.

Sipas Alibeaj, asnjë institucion nuk ka kthyer përgjigje për dokumentet që kërkon opozita.

“61 kërkesa drejtuar bashkive, së bashku dhe me 11 kërkesa drejtuar bashkive të tjera që u kemi kërkuar informacion, kërkesat drejtuar SPAK, drejtorisë së Policisë së Shtetit, 12 kërkesa drejtuar inspektoriateve, Kadastrës, 12 ministrive, kërkesa drejtuar gjendjes civile, Posta Shqiptare dhe SHISH, fatkeqësisht konstatoj se nuk ka kthyer dhe nuk ka denjuar askush që të kthejë asnjë përgjigje.

Fakt se mos respektimit të urdhërimit të këtij komisioni për të hetuar. Jam i detyruar sigurisht të ribëj një njoftim për secilin institucion. Bashkë me të për ti paralajmëruar kallëzim penal për shpërdorim detyrë për secilin prej drejtuesve të secilit prej këtyre institucioneve. Nga i pari tek i fundit. Kjo është rrugë ligjore. Që do rivendosur në vend autoritetin.

Po i bëj një thirrje të pari të vendit Edi Rama, për sa kohë që ka në varësi ministrat dhe agjencitë e tjera dhe 60 bashki, që të urdhërojë politikisht vartësit e vet partiak që të mos krijohet asnjë skenar paralel” tha Alibeaj./albeu.com/


Shtuar 10.11.2021 18:17