Alibeaj: Komisioni Hetimor do të nxjerrë para përgjegjësisë institucionet vendore

Kreytari i Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit, Enkelejd Alibeaj, gjatë mbledhjes së ditës së sotme është shprehur se komisioni ka për qëllim kontrollin e veprimtarisë së pushtetit vendor dhe fondet e institucioneve për qëllime elektorale.

Sipas tij, komisioni do të hetojë dhënien e shpërblimeve të dëmeve të tërmetit, verifikimin e legalizmimeve për qëllime elektorale, punësimet në administratë për qëllime elektorale, përdorimin e të dhënave personale.

“Është kryetari ai i cili shtron edhe  çështjen për sekretarin dhe rregullore. Ajo është një rregullore që nuk e ka hartuar një anonim, ajo është e sjellë në këtë tryezë nga kryetari. Unë po ju them që do të miratohet nga ky komision, por duke qenë se janë akte të stazhionuar në komisione të tjera dhe të njëjtën rregullore e kam sjellë këtu. Pastaj komisioni dhe anëtarët kanë pushtetin për ta zhvilluar veprimtarinë. Pika e dytë e rendit të ditës është ajo e deklarimit të qëllimit të komisionit. Ngritja e këtij komisioni është bërë me kërkesë të opozitës dhe se qëllimi është kontrolli i veprimtarisë së organeve të pushtetit vendor për të hetuar burimet financiare të administratës për qëllime elektorale. Ky komision synon nxjerrjen e përgjegjësive instuticionale. Ky komision do të hetojë dhe bëjë verifikimin e shpërblimeve të dëmeve të tërmetit, verifikimin e legalizmimeve për qëllime Elektorale, punësimet në administratë për qëllime elektorale, përdorimin e të dhënave personale. Komisioni më pas do të njoftojë prokurorinë për hetimet në lidhje me këto çështje”, tha Alibeaj.

Për këtë deklaratë, Alibeaj është kundërshtuar nga përfaqësuesit e mazhorancës.

Klotilda Bushka ka propozuar që të përcaktohen 2 përfaqësues nga dy palët për të miratuar një draft dhe të prezantohet këtu mbledhjen tjetër. Ajo ka propozuar Nasip Naçon si përfaqësues.

Pas debateve, në Komisionin Hetimor janë caktuar 2 përfaqësuesit për rregulloren.

Nga ana e opozitës është Ervin Salianji, kurse nga ana e mazhorancës është zgjedhur Nasip Naço./albeu.com


Shtuar 18.10.2021 16:42