Alibeaj e caktoi anëtar Komisioni të Reformës Zgjedhore, Bylykbashi: E mora vesh nga mediat

Enkelejd Alibeaj ka caktuar anëtar të Komisionit të Reformës Zgjedhore Oerd Bylykbashi. Ky i fundit ka deklaruar se nuk ishte i vetëdijshëm për vendimin e Alibeaj duke shtuar se ai e ka degjuar nga mediat këtë lajm.

“E mora vesh nga mediat që jam caktuar anëtar. Edhe kur me hoqi Basha nga Zgjedhorja, nga mediat e mora vesh”, tha Bylykbashi.

Më herët, gjatë paradites së sotme, Partia Demokratike ka publikuar emrat e anëtarëve të Komisioneve Hetimore, duke nisur nga ai për Investimet Strategjike, deri te ai për Reformën Zgjedhore apo atë Territoriale.

KOMISIONI I POSAÇËM “PËR REALIZIMIN E REFORMËS ZGJEDHORE”

 

 

Bashkëkryetar:

1. Enkelejd Alibeaj

Anëtarë PD:
2. Oerd Bylykbashi
3.Dashnor Sula
4. Grida Duma
5. Kreshnik Collaku
6. Lindita Metaliaj