Alibeaj: Basha tregoi se nuk është i lidhur pas karriges, dhe Berisha të bëjë të njëjtën gjë

Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka thënë se bashkimi mes demokratëve duhet të ndodhë vetëm nëse ish-kryeministri Sali Berisha ndërmerr një akt dorëheqjeje, ashtu sikurse edhe ish-kryetari Lulzim Basha.

“Zoti Berisha s’ka qenë ndonjëherë anëtar i grupit parlamentar të PD, sepse konsituimi ka ndodhur në seancën e parë të parlamentit dhe ky është fakt. Kur themi grupi parlamentar, është ai që u njoh më 10 shtator. Është nevojë e aksionit politik, është nevojë e mënyrës, qasjes politike se si mundet të përballet regjimi. S’mund të përballet me regjim, duke pasur së pari non grata. Kjo është e qartë. Aksioni politik duhet të jetë real. Është nevojë e domosdoshme e ndodhur nga rregullat e moralit politik. Kjo ka treguar forcë, motive të brendshme. Bashkimi ndodh thjeshtë. Ndonëse para disa ditësh pretendohej se njëra anë e krizës është Lulzim Basha, ai e bëri aktin e tij, i mori të gjitha kusuret.

Bashkimi ndodh me simetri logjike, morale nga ana tjetër. Shumë e thjeshtë. Varet se çfarë synojmë me Bashkimin. Është ardhja e demokratëve, bërja shumicë e tyre dhe ardhja në qeverisje. Ata që do të mbështesin PD për t’u bërë shumicë, ky është qëllimi final.

Kështu do të duhet të ndodhë akti tjetër simetrik për të hequr elementët e krizës. Kështu njerëzit bashkohen rreth të mirës së tyre, të bëhen shumicë në publikun shqiptar. Edhe vetë zgjedhjet e 6 marsit kanë treguar, që një pjesë e mirë e publikut shqiptar që nuk është dakord me regjimin komunist të Edi Ramës, nuk kanë ardhur të votojnë për PD për këtë arsye. Përvoja elektorale dhe politike tregon pikërisht këtë gjë. Duhet të bëjmë maksimumin drejt këtij synimi. Bashkimi i brendshëm është një element. Dy anoda dhe katoda do të duhet të largohen që pjesa tjetër të jene të shëndetshme dhe ta rrezatojnë te pjesa tjetër e publikut. Është një pjesë demokratësh që duhen të jenë pjesë, por edhe elektorati gri, që nuk është pjesë e këtij regjimi. Komenti është i thjeshtë, ditën që zoti Basha deklaroi dorëheqjen e tij, u zhvillua një mbledhje. Ky qëndrim u bashkënda, me 19 deputetë. Termat e shumicës, të kuorumit s’janë ata që vendosin qëndrimin final. Deputetët janë shprehur qartë. Qëndrimi që ato kanë mbajtur për 9 shtatorit, për distancimit të zotit Berisha. Këtë kam komunikuar. Kjo është thirrje. Thirrje drejtuar kolegëve tanë që ata të mund ta impononin me aq sa mundeshin, bazuar te përgjërimi që duhet të kemi për demokratët e të bëhet ky akt. U kërkua që zoti Basha të dorëhiqej, ndodhi. Ai tregoi që nuk ishte i lidhur pas karriges. U dorëhoq. Ajo që unë thash dhe e përsëris, është e thjeshtë. Nuk bëhet fjalë thjesht dhe vetëm kërkesa për moskandidimin e zotit Berisha.

Është heqja dorë nga agresioni, gjuha e vrazhdë, futja e helmit mes demokratëve. Pa i ngulur thika në kurriz. Nuk është e personalizuar te individi, port e një çështje e marrëdhënieve që PD duhet të ketë si një kusht, për të ardhur në qeverisje duhet të kemi mbështetjen e aleatëve tanë, historik, strategjikë. Është e logjikshme”, tha Alibeaj.


Shtuar 25.03.2022 17:11