Alfred Moisiu tregon dekoratën që ka marrë nga Vladimir Putin

Ish-presidenti Alfred Moisiu, është shprehur se është dekoruar nga presidenti rus Vladimir Putin.

Komentet Moisiu i bëri në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ndër të tjera foli edhe për luftën Rusi-Ukrainë, të cilën e konsdieroi “të çmendur dhe të padrejtë”.

Pjesë nga biseda:

Ylli Rakipi: Ç’mendoni për luftën në Ukrainë?

Alfred Moisiu: Lufta për mua është një çmenduri e Putinit. E dyta, ai dështoi.

Ylli Rakipi: Ju e keni takuar Putinin?

Alfred Moisiu: E kam takuar në 2007 në Zagreb.

Ylli Rakipi: Ju keni dekorata të panumërta. Po Putini ju ka dhënë dekoratë?

Alfred Moisiu: Po. Janë këto të luftës si veteran. Në rastin e 60 vjetorit të përfundimit të luftës kam qenë në Moskë. Ishim 50 e ca presidentë. Ishte edhe Bushi aty.

Ylli Rakipi: Po Bushi mori?

Alfred Moisiu: Mori ish mbreti i Rumanisë, mori Mesiç, mori ish presidenti i Polonisë. Një pjesë që ishin angazhuar në luftë. Janë dekorata përkutimore.

Ylli Rakipi: Po ta takoje Putinin tani, do i jepje ndonjë këshillë?

Alfred Moisiu: Kjo është luftë e padrejtë, ukrainasit po luftojnë trimërisht. Atje ka rreth 40% të popullatës rusisht folës.


Shtuar 28.03.2022 23:07