Teoricieni Alfred Cako është shprehur ditën e sotme në emisionin “E diell” se Mimi Kodheli mund të jetë pasuese e Ilir Metës.
“Mimi Kodheli mund të jetë presidente e ardhshme. Ky është një skenar. Nuk po themi emrin e kryeministrit. Mund të jetë një njeri që vjen nga e djathta reale shqiptare”, deklaroi ndër të tjera Cako.
Kujtojmë se Cako njihet mjaft mirë për teoritë e tij të konspiracionit, të cilat janë të besueshme për një masë jo të vogël njerëzish./albeu.com/