Aleatët perëndimorë i kanë dërguar rreth 64 miliardë euro ndihmë ushtarake

Aleatët perëndimorë i kanë dërguar Ukrainës rreth 64 miliardë euro ndihmë ushtarake, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Dhe me negociatat e paqes që duken të pamundura, aleanca ushtarake po planifikon të dërgojë ndihmë të mëtejshme, shtoi Stoltenberg.

“Ne nuk mund të lejojmë Rusinë të vazhdojë të shkatërrojë sigurinë evropiane”, tha ai gjatë një konference për shtyp në Bruksel.

“Nuk ka shenja se (Vladimir) Putin po përgatitet për paqe. Ai po përgatitet për më shumë luftë”, shtoi ai.

Ministrat e Jashtëm të NATO-s do të takohen në Bruksel të martën dhe do të diskutojnë se si mund të shtojnë mbështetjen , duke përfshirë vazhdimin e furnizimit të forcave të armatosura të Ukrainës.

Gjithashtu Finlanda do të anëtarësohet zyrtarisht në NATO të martën. /albeu.com


Shtuar 3.04.2023 17:13