Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa nesër do ndahen zyrtarisht

Nga burime jozyrtare brenda partisë, deputetët e Aleancës për Shqiptarët, të hënën (nesër) në Kuvend do të dërgojnë njoftimin për shkarkimin e koordinatorit Skënder Rexhepi i cili është deputet i Alternativës dhe formimin e grupit të ri parlamentar pa deputetët e Alternativës të cilët tani do të mbështesin Qeverinë.

Nga kjo parti thanë për Alsat se mbeten të hapur për ata deputetë që do tu ngelen besnik votuesve opozitarë dhe nuk do ti bashkëngjiten regjimit LSDM-BDI.

Nesër pritet që në Kuvend deputetët e Aleancës për Shqiptarët të mbajnë edhe një konferencë për media ku do të zyrtarizojnë edhe detajet nga këtë zhvillime dhe do të komentojnë veprimin e Alternativës.