Albin Kurti “zbarkon” në Tiranë, pritet të takojë Merkel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbërritur në Tiranë pak momente më parë.

Kurti pritet të takohet me kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe me lider të tjerë të Ballkanit Perëndimor dhe pritet të diskutojnë në kuadër të Proceësit të Berlinit.

Merkel po zhvillon takimet përmbyllëse me liderët e Ballkanit perëndimor, duke kujtuar se për të kjo është vizita e fundit zyrtare, pasi pritet të largohet nga posti i kancelares.

Më parë në hapësirat e “Tirana Business Park” mbërriti edhe kryeministri malazez, Zdravko Kripokaviç, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabic, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev./albeu.com