Kriza politike në Kosovë, ku për 38 seanca kuvendi nuk po miraton dot kryetarin, tashmë ka zbritur edhe në debatet në pushtetin vendor.
Kryeministri Albin Kurti inspektoi punimet në një çerdhe në Prishtinë, ku kryetar i kesaj komune është Përparim Rama, i zgjedhur nga radhës e LDK-së.
Por Kurti e sfidoi edhe për zgjedhjet vendore që do të mbahen në vjeshtë. Madje më tej për mediet opozitën e sfidoi edhe një herë të provojnë votimin e fshehte.
Një javë më parë gjykata kushtetuese i la 30 ditë kohë partive që të zgjedhin kryetarin e parlamentit.
Pas kësaj të shtunën palët u ulën në tryezë, por Vetëvendosja e kryesuar nga Albin Kurti nuk arriti në një marrëveshje me partitë e tjera parlamentare.